“Jam përgjegjës ndaj atyre, ajo që bënë sot…” Conte shijon suksesin e radhës. “Kam 1 muaj këtu por…”

5 Dhjetor 2021
19:48
Telesport
back button

Antonio Conte, trajneri i Tottenhamit, komentoi për fitoren e arritur ndaj Norwich e cila ngjit edhe me tej ne renditje ekipin e Spurs…

“Sapo kam ardhur këtu, kemi vetëm një muaj që punojmë së bashku, por dua të falënderoj të gjithë tifozët që kanë kënduar emrin tim.

Jam shumë i lumtur dhe entuziast. Ndjej shumë përgjegjësi ndaj tifozëve tanë.

Ata kanë shumë besim në punën time. Lucas ka shënuar një gol fantastik, por ai ka cilësitë për të shënuar më shumë dhe ai duhet të shënojë më shumë. Pres të shoh më shumë gola si ky nga ai.

Më vjen keq për dëmtimin e Reguilon, por kam folur me të dhe nuk mendoj se është serioze”…

Tottenham sot mundi 3-0 Norwich dhe tani eshte vetem 2 pike larg zones Champions qe mbahet nga West Ham.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit