“Jam pikë referimi në fushë, ja si e tjetërsova Vinicius Junior”

15 Janar 2022
12:15
Alfred Lleshi
back button

Benzema luajti përkrah lojtarëve të mëdhenj, por sot përfaqëson një pikë referimi te Real Madridi edhe për të rinjtë e shumtë. Falë eksperiencës së tij ata po rriten shumë. Edhe numri 9 i “Los Blancos” është i vetëdijshëm për këtë:

“Unë jam pikë referimi në fushë. Le të marrim shembullin e Vinicius Junior. Ai mban mend vetëm fjalinë time në fushë (i tha Mendy: Mos i paso atij, po luan kunder nesh). Sidoqoftë, e di çfarë i kam dhënë atij. Sot nuk është më i njëjti lojtar. Ka shumë kohë që bën atë që duhej të bënte. E dija, ai ishte në gjendje të jepte shumë më tepër.

Kështu që me dy ose tri fjali në fushë, me dy ose tri lëvizje, i tregova gjërat, veçanërisht të fundit. Ai duhet ta marrë vetë vendimin, të japë pasimin final ose të gjuajë për të shënuar. Sot, e gjitha kjo është Vinicius Junior”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit