“Jam piloti që e dëshiroj më shumë se kushdo fitoren e parë në F1”

1 Korrik 2022
9:58
Telesport
back button

Mendoj se jam piloti që e dëshiron më shumë se kushdo fitoren e parë në një garë të Formula 1. Duhet vetëm të kem më shumë durim, pasi e di që fitorja e parë do të vijë”. Është kjo deklarata e bërë sot nga Anglia nga piloti spanjoll i Ferrarit, Carlos Sainz.

Për garën që do të zhvillohet ditën e diel në pistën e Silverstone, piloti spanjoll do të ketë një telajo të re, masë e marrë për arsye sigurie, çka pritet ta ndihmojë në pistë. Mekanikët dyshonin për probleme në efiçensën e sistemit të ushqimit.

Përveç garës së Kanadasë, ku dola i dyti, këtë sezon kam patur mjaft gara të mira, ku kam dueluar për fitore. Tani dua të shoh se sa është përmirësuar makina me ndryshimet e aplikuara. Kam disa gara që jam më pranë më të mirëve”, tha Sainz.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit