Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani, që ka nisur sezonin e tij të dytë me fanellën e Interit, ka marrë çmimin “Gentleman Fair Play”. Në skenë, teksa merrte çmimin, mesfushori 21-vjeçar ka kujtuar momentet e para kur mësoi për interesimin e Inter.
“Sapo mora vesh që më kërkon Inter, thashë menjëherë PO. Arsyeja është e thjeshtë, jam tifoz i Inter dhe nuk mund të refuzoja një kërkesë të tillë. Jam në një klub të madh dhe ndihem i nderuar që vesh këtë fanellë, të ekipit që bëj tifo”, tha Asllani.
Mesfushori shqiptar nuk ka luajtur shumë me Inter sezonin e kaluar apo edhe këtë vit, teksa ende është në kërkim të hapësirave për të treguar talentin e tij. Asllani refuzoi mundësinë e aktivizimin në formë huazimi në ekipe të tjera, për të luajtur me Inter.