Janë në fund të kontratës, PSG mund të humbasë dy yje në fund të sezonit!

9 Tetor 2019
18:09
back button

PSG mund të humbasë dy nga lojtarët më të rëndëishëm të viteve të fundit. Thiago Silva dhe Edinson Cavani janë në vitin e fundit të kontratës dhe drejtuesit francezë ende nuk i kanë ofruar rinovimin.

Sipas mediave në Francë, për Thiago Silvan duket se çdo gjë ka përfunduar dhe në fund të sezonit aventura e tij te PSG do të përfundojë. Shkaku kryesor është mosha e brazilianit, i cili ka mbushur 35 vjeç tashmë.

Nga ana tjetër, Cavani mund ta zgjasë kontratën edhe për një vit. Në media thuhet se Leonardo ka përgatitur një kontratë 1-vjeçare për uruguaianin, i cili më pas do të vendosë nëse do të vazhdojë bashkëpunimin me kampionët e Francës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit