Mix Bota

Jansrud i “pavdekshëm”, triumon në supergjigant në moshën 33-vjeçare

Skiatori norvegjez Kjetil Jansrud fitoi garën e supergjigantit për meshkuj, garë e vlefshme për Kupën e Botës në ski, zhvilluar në pistën kanadeze të Lake Louise. Një rezultat disi i papritur për skiatorin 33-vjeçar, që tregon se pavarësisht moshës është ende një legjendë, duke qenë më i shpejti në një nga pistat ikonë të garave me ski.

Pas dy zbritjesh, Jansrud dha kohën e përgjithshme 1’33”66, duke lënë pas austriakun Vincent Kriechmayr dhe zviceranin Mauro Caviezel, një garë ku skiatori norvegjez bëri një paraqitje shumë të mirë, duke qenë më i shpejti në pistë. Kjo është hera e tretë në karrierën e Jansrud që triumfon në pistën kanadeze, e para këtë vit.

Garat e Kupës së Botës për meshkuj në ski, fundjavën e ardhshme do të transferohen në pistën amerikane të Beaver Creek, ku për 3 ditë me radhë do të zhvillohen 3 gara të ndryshme. Për sa i përket renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës, ajo kryesohet nga austriaku Marcel Hirscher.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Më shumë nga Mix Bota