Jashtë Champions dhe Kupës së Mbretit, Simeone zbulon të ardhmen

30 Janar 2023
10:15
Telesport
back button

Diego Simeone, trajneri i ekipit të Atletico Madrid, ka folur për të ardhmen e tij te skuadra “colchoneros”. “Tek Atletico ka një mënyrë të veçantë se si i përjetojmë dhe se si i përgatisim e luajmë ndeshjet. Diçka mund të shkojë ters, por ne asnjëherë nuk heqim dorë nga lufta në fushë”, tha Simeone.

Këtë sezon jemi jashtë Champions League dhe jashtë Kupës së Mbretit. Gjithsesi, motivimi për të luajtur për Atletico duhet të jetë gjithnjë në maksimum. Për sa kohë do të jem këtu, ky motivim nuk do të më mungojë asnjëherë”, u shpreh më tej trajneri argjentinas.

Askush nuk do të ma heqë ndonjëherë këtë motivim, ndaj do të vijojmë rrugëtimin tonë në kampionat, ndeshje pas ndeshje. Për mua nuk ka motivim më të madh se sa të luash për Atletico Madrid dhe kjo do të jetë deri në ditëm time të fundit këtu”, tha Diego Simeone.

Është përfolur shpesh se ky do të jetë sezoni i fundit i trajnerit argjentinas te skuadra e Atletico Madrid, që mund të largohet në qershor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit