“Jemi ende larg Italisë së Europianit, ai është një sulmues i fortë”

24 Mars 2023
9:19
Telesport
back button

Italia e nisi me humbje aventurën e saj në Euro 2024, pas humbjes 2-1 në Napoli ndaj Anglisë. Ai që ka reaguar dhe ka analizuar humbjen është portieri i “azzurrëve”, Gigi Donnarumma: “Nuk arritëm të zbatojmë si duhet konceptet që kishim për lojën tonë, ishim disi të turpshëm në fushë. Në pjesën e dytë u zgjuam dhe meritonim barazimin”.

Tifozët na mbështetën gjatë gjithë kohës. Ishte emocionuese të vija të luaja sërish këtu dhe donim t’u dhuronim një fitore. Duhet ta vijojmë rrugëtimin tonë nga pjesa e dytë, ku luajtëm mirë dhe treguam se mund të fitojmë”, tha më tej Donnarumma.

Për Italinë debutoi në kombëtare sulmuesi Mateo Retegui, një italo-argjentinas që luan me Tigre në Argjentinë. “Jam i lumtur për të, pasi është një sulmues i fortë. Shënoi gol që në ndeshjen e parë me kombëtaren, shpresojmë të vazhdojë kështu. Po punon që të kuptojë më mirë mekanizmat e lojës tonë dhe është i lumtur që ndodhet këtu”, tha Donnarumma.

Portieri, që dy vite më parë ngrinte lart trofeun e Europianit pikërisht në Londër, shton se ka ende punë për të shkuar aty: “Kjo kombëtare është ende larg asaj që fitoi Europianin, sidomos ajo e pjesës së parë. Në të dytën treguam se mund t’i afrohemi. Ky është një grup që ka dëshirë për të fituar. Kemi mjaft të rinj që po rriten dhe që mund të bëjnë mirë këtu”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit