“Jemi këtu falë meje”, Rodrygo dhe “sherri” me  Ancelotti-n: Duhet të luaj

25 Qershor 2022
22:00
Denis Hakanaj
back button

Kur bëhet fjalë për finalen e Champions League, të gjithë lojtarët në listën e dy skuadrave do të donin të dilnin në fushë në skenën më të rëndësishme. Imagjinoni nëse atë ndeshje, në fund të fundit, skuadra e luan falë lojtarit në fjalë.

Pikërisht këtë ka menduar talenti brazilian i Real Madrid-it, Rodrygo Goes. Në gjysmëfinalen e çmendur të kthimit kundër Manchester City-t, ishte ai, me një dygolësh me kohë thuajse të skaduar, që i lejoi Blancos të arrinin në kohën shtesë dhe më pas të merrnin në shtëpi biletën për në Paris.

Megjithatë, në finale Ancelotti nuk e futi atë si titullar, duke preferuar të lëvizte Valverde si anësor sulmues me detyra shumë mbrojtëse.

Një dëshirë e çmendur për të luajtur

Diçka që, siç tha vetë Rodrygo për programin Bola da Vez, e zemëroi pak. Edhe sepse trajneri priti… deri në fund për të bërë ndryshimet dhe braziliani arriti të luajë vetëm pak minuta.

Një situatë që çoi në një përplasje me menaxherin, por për fat tani sulmuesi e kujton me buzëqeshje… “Ishte e vështirë për mua, pasi për gjithçka që kisha bërë në gjysmëfinale kisha një dëshirë të çmendur që isha i sigurt se po të më jepnin kohë të mjaftueshme do të shënoja gol, e ndjeja.

“Kështu që unë po vdisja të luaja dhe në fund të ndeshjes fillova të debatoja me Ancelotti-n, ‘Duhet të luaj, duhet të luaj’. Ai m’u përgjigj ‘mos u shqetëso, do të fus’, kështu që vazhdova të bëja nxehjen”.

“Ne jemi këtu falë meje”

Ancelotti e mban premtimin, por…në minutën e 48-të të pjesës së dytë, pak çaste nga fërshëllima e fundit. Dhe sa më shumë kalon koha, aq më shumë Rodrygo e merr keq.

“Nuk e di sa minuta luajta, por ishte pothuajse fundi i lojës. I thashë Ancelotti-t “trajner, nuk do të më fusësh?” dhe më tha ‘mos u shqetëso, duhet të mbajmë rezultatin’, sepse ishim 0-1 dhe donte që skuadra të mbyllej edhe pak.

“Dhe kështu i thashë: “Uau njeri, ne jemi këtu falë meje, vërtet. Më duhet të luaj.’ Dhe ai më thotë ‘jo, mos u shqetëso se do të luash’. Dhe në fund më futi në momentet e fundit.

“Por ajo që ka rëndësi është fitimi i kupës. Dhe më pas ne e shkruam historinë në gjysmëfinale dhe jam shumë i kënaqur me këtë”. Një histori e veçantë, të cilën braziliani e tregon me buzëqeshje. Kjo tregon se për sa i takon menaxhimit të ekipi… Mbreti Carlo nuk mposhtet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit