“Jemi më të mirët e Europës, duam Champions-in”

24 Dhjetor 2019
16:33
Denis Hakanaj
back button

Ëndrra e Paris Saint-Germain është Champions League.

Kampionët e Francës, pasi e kaluan me lehtësi fazën me grupe, do të përballen me Borussia Dortmund në 1/8-at.

Pablo Sarabia ka folur për ambiciet e francezëve në një intervistë të dhënë për Marca-n.

“A jemi skuadra më e mirë e Europës? Ndoshta po. Trajneri ka shumë mundësi zgjedhjeje, kjo është thelbësore për të mos qenë të parashikueshëm”, ka thënë spanjolli.

“Do të kërkojmë të bëjmë të mundur që ky të jetë viti ynë në Champions. Neymar? Është mirë, të gjitha e duan shumë dhe ka një ndikim të madh brenda ekipit. Do të na ndihmojë shumë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit