“Jemi një shekull pas Red Bull, sezoni rrezikon të kthehet në dështim”

21 Mars 2023
8:44
Telesport
back button

Vendet 6-7 për Ferrarin në garën e zhvilluar në Jeddah dy ditë më parë, që konfirmuan se makina italiane është në krizë këtë sezon. “Kokëkuqja” është shumë larg pretendimeve që kishte para fillimit të sezonit, duke qenë prë momentin forca e katërt në Formula 1.

Në garën e zhvilluar në Arabi, Ferrari preu vijën e finishit 43 sekonda pas Red Bull. “Me gomat e buta u paraqitëm mirë, por kur montuam gomat e forta ishte e pamundur të mbajë ritmin e Red Bull. Për pasoja, qëndrova gati 2 sekonda pas Sainz përgjatë gjithë garës, pa patur mundësi ta parajaloja apo rivalizoja”, tha Charles Leclerc.

Mendova që më mirë të mbyllja garën e grumbulloja pikë se sa të rrezikoja. Rivalët janë shumë larg nesh, sidomos Red Bull. Por edhe Aston Martin e Mercedes në garë ishin para nesh, çka tregon se kemi bërë hapa pas. Kemi 3 javë kohë për të rikuperuar, në të kundërt ky sezon rrezikon të jetë një dështim”, tha Leclerc.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit