“Jemi skuadra e duhur për të ndalur Italinë”, vjen paraljmërimi për ekipin e Mancini-t

11 Shtator 2021
15:48
Denis Hakanaj
back button

Mbrojtësi i Villarreal, Raul Albiol, ka folur për sfidën mes Italisë dhe Spanjës, që do të luhet në tetor dhe që do të jetë e vlefshme për gjysmëfinalet e Nations League.

“Do të jetë një ndeshje e madhe mes dy kombëtareve shumë të mira. Jemi skuadra e duhur për të ndalur ecurinë tuaj të jashtëzakonshme prej 37 ndeshjes radhazi pa humbje, sepse luajmë mirë, me guxim dhe cilësi”, ka thënë Albiol.

“Gjysmëfinalen e Europianit e kam parë në shtëpi më miqtë: paraqitja më e mirë që ka bërë Spanja në atë kompeticion dhe ka merituar të fitojë. Në fund kanë vendosur penalltitë, por Italia e ka fituar me meritë Europianin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit