Jerome Boateng pranë rikthimit te Bayern, trajneri Tuchel i vendos një kusht mbrojtësit

3 Tetor 2023
12:16
Telesport
back button

Ditët e fundit janë shtuar zërat për një rikthim të mundshëm të mbrojtësit gjerman Jerome Boateng te skuadra e Bayern Mynih. Ekipi bavarez për momentin ka mangësi në atë repart, ndaj po mendon të rikthejë në klub 35-vjeçarin, ende pa ekip pas largimit nga Lion.

Për këtë çështje ka folur sot për mediat edhe trajneri i Bayern, Thomas Tuchel, në prag të ndeshjes që bavarezët do të luajnë në Copenhagen. “Jerome është një lojtar që ka shumë merita në karrierën e tij dhe ka të drejtën të stërvitet me ne”, tha Tuchel.

Do të shohim me kalimin e kohës nëse ia vlen që ai të luajë me ne apo jo. Do të vëzhgoj nga afër dhe më pas do të vendosim se çfarë do të bëjmë me të”, u shpreh Tuchel. Pritet që Boateng, që ka luajtur më parë me bavarezët, të kryejë disa seanca stërvitore me skuadrën e më pas klubi mund t’i ofrojë një kontratë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit