Jesus kushton më shumë se Haaland, ja sa kërkon City për brazilianin

20 Maj 2022
16:43
Denis Hakanaj
back button

Blerja e Erling Haaland nga Manchester City mund të detyrojë Gabriel Jesus të gjejë një skuadër të re, duke parë se hapësirat për brazilianin do të pakësohen për shkak të norvegjezit.

Sa është çmimi që kërkojnë Qytetarët? Më i lartë se shifra e paguar nga Manchester City për klauzolën e ish-sulmuesit të Borussia Dortmund.

Sipas informacioneve të ESPN, Sky Blues e vlerësojnë sulmuesin brazilian plot 65 milionë euro. Një shifër që frikëson Arsenal-in, skuadër e interesuar prej kohësh për të.

Londinezët e konsiderojnë shumë të lartë vlerësimin për kartonin e lojtarit duke parë se kontrata e Gabriel Jesus do të skadojë pas një viti.

Për momentin, skuadra e Arteta-s nuk ka ndërmend të shkojë përtej një oferte prej 40 milionë eurosh për sulmuesin 25-vjeçar.

Në 40 ndeshjet e lujtura në këtë sezon me Manchester City-n në të gjitha kompeticionet, Gabriel Jesus ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 12 asiste.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit