“Jo më gabime, kam ende edhe një shans për të fituar titullin në MotoGP”

5 Gusht 2022
11:42
Gentian Spiri

Në pistën e Silverstone do të zhvillohet këtë fundjavë gara e Çmimit të Madh të Anglisë në MotoGP. Botërori i motoçiklizmit rikthehet pas një pushimi të gjatë dhe ai që shpreson së mund të ndryshojë trendin e pjesës së parë të këtij sezoni është piloti italian i Ducati, Francesco Bagnaia.

Një mision i vështirë për të, pasi ka 66 pikë më pak se Fabio Quartararo, që kryeson renditjen. Rrëzimet që ka bërë këtë sezon e kanë penalizuar Bagnaia, që shpreson të rikuperojë: “E mbyllëm fazën e parë të kampionatit me një fitore në Holandë dhe dëshiroj të vazhdoj me këtë ritëm edhe pse kemi kaluar një pushim të gjatë”.

Gjatë kësaj periudhe të gjatë pa gara jam stërvitur shumë dhe shpresoj ta mbyll mbarë këtë fundjavë. 66 pikë janë shumë, por mendoj se kam ende një shans për t’u shpallur kampion. Në rast se nuk bëj më gabime deri në fund gjithçka mund të ndodhë. Kështu ndodhi edhe vjet, kur rivalizova me Fabio”, tha Bagnaia.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit