“Jo të gjithë janë Ibra në fushë, nuk shkoj në luftë me dezertorë”

11 Korrik 2020
14:44
Alfred Lleshi
back button

Ai konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj të brezit të tij. Për t’u ngjitur në krye të futbollit botëror nuk kanë shërbyer vetëm cilësitë e tij të jashtëzakonshme teknike. Zlatan Ibrahimovic ka qenë gjithmonë një lider në fushë dhe jashtë saj. Një nga armët më të forta të suedezit është karakteri i fortë. Sulmuesi 38-vjeçar, në një intervistë për “Sportweek”, pranoi se gjithmonë kërkon më të mirën nga vetja dhe shokët e skuadrës:

“A e keni parë dokumentarin “The Last Dance” për Jordan? Nuk po them që jam Michael, unë jam Ibra dhe ai është Jordan. Por, e shoh veten në mënyrën e tij të punës, të kërkesave ndaj vetvetes dhe të tjerëve. Shumë thonë që vetëm ndeshja llogaritet. Për mua, jo. Si të stërviteni, ashtu do të luani në ndeshje. Gjithmonë dua 200 për qind nga shokët e mi të skuadrës. Sikurse nga vetja. Jo të gjithë janë Ibra në fushë, dakord, por duhet të jepni maksimumin e mundshëm. Pastaj mund të luash keq ose mirë, por kur futem në fushë, duhet të ndjej se kam përkrah bashkëlojtarë që japin më të mirën. Unë nuk shkoj në luftë me dikë që dorëzohet, tërhiqet, pra me dezertorë. Por, jo të gjithë janë të tillë”.

Sulmuesi i sotëm i Milanit nuk e sheh një talent të ri, që i ngjan atij: “Ibrahimoviç është sulmuesi më i plotë që ekzsiton. Unë nuk shoh një Ibracadabra tjetër tani për tani. Një sulmues 1.96 të gjatë, me fuqinë e Mike Tyson, i cili mund të kërcejë si Muhamed Ali dhe është aq i shpejtë sa Bruce Lee. Jo, nuk ka (hahahah)”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit