Jo vetëm afrime, Tirana largon dy mbrojtës

24 Qershor 2019
10:06
Eraldo Harlicaj
back button

Tirana ka bërë merkaton më të bujshme të Superiores në këtë verë. Agustin Torassa, Elton Cale dhe Idriz Batha janë emra me peshë në Superiore që pritet të kthejnë bardheblutë si një nga ekipet pretendentë për titull dhe në Kupat e Europës. 

Emra të tjerë përfliten për t'u afruar me 24 herë kampionët e vendit, por do të ketë dhe largime. Ish-lojtari i Tiranës, Elvis Sina, ishte i ftuar të dielën në emisionin "Rubrika Sportive", në RTSH. Ai konfirmoi dy emra që pritet të mos jenë më pjesë e ekipit të Ardian Memës. 

Eni Imami dhe Marvin Turtulli nuk do të vazhdojnë më me bardheblutë, sipas asaj që tha Sina. Tirana do të ndërhyjë në mbrojtje duke parë dhe gabimet e shumta të sezonit të shkuar dhe duket se dy të sakrifikuarit e parë janë 26-vjeçari dhe 24-vjeçari. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit