Jo vetëm Alaba, Bayerni humb dhe mbrojtësin tjetër

20 Nëntor 2020
19:32
Eraldo Harlicaj
back button

Bayern Munchen mund të përballet me një revolucion të vërtetë në merkaton e verës. Mbrojtja duket se do të jetë problemi më i madh i kampionëve të Gjermanisë për sezonin e ri.

David Alaba do të largohet, ndërsa Bild ka mësuar se po mendon të largohet dhe Niklas Sule. Shtatlarti i mbrojtjes ëndërron që të luajë në Premier Leaguen angleze me skuadrën e Manchester United.

“Djajtë e kuq” mund të rikthejnë vëmendjen te lojtari i kampionëve të Europës, pasi kanë nevojë për një mbrojtës. Varane është emri që dëshirohet më shumë, por nëse nuk arrihet lojtari i Realit mund të mendohet për Sulen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit