Jo vetëm Alcantara, Klopp do t’i rrëmbejë yllin tjetër Bayernit

31 Tetor 2020
13:48
Alfred Lleshi
back button

Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick, ka folur për situatën e mbrojtësit të tij, David Alaba, që nuk ka pranuar të rinovojë dhe po shkon drejt skadimit të kontratës aktuale. Pra, drejt daljes futbollist i lirë: “Shpresoj që të qëndrojë me ne. Sidoqoftë, Alaba duhet të vendosë vetë”.

Negociatat e austriakut me bavarezët janë bllokuar, sepse ka kërkesa tejet të larta për kohën që po kalojmë, por edhe hierarkitë brenda skuadrës. Në një situatë të tillë, mbetet engimë nëse Alaba do të zgjedhë përfundimisht të qëndrojë apo jo. Sipas “Bild”, Liverpool është i etur të nënshkruajë me mbrojtësin, sikurse bëri në verë me spanjollin Thiago Alcantara.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit