Jo vetëm Casadei, zbulohet pani i frikshëm 180 milionësh i Chelsea-t

18 Gusht 2022
16:28
Denis Hakanaj
back button

Chelsea i Todd Beohly duket se ka ndërmend të tronditë merkaton e verës në ditët e fundit para mbylljes më 31 gusht.

Pronari i ri i londinezëve duket se nuk ka ndërmend të kursehet për të ndërtuar një skuadër që të jetë në gjendje të luftojë për çdo kompeticion.

Për ta bërë këtë do të duhet të blihen lojtarë të talentuar, por edhe me eksperiencë për të luftuar për titullin në Premier dhe për Champions League.

Kështu, Blues nuk ka ndërmend të ndalen me Casadei-n, talenti i Inter-it që është shumë afër transferimit në Stamford Bridge për 20 milionë euro.

Në fakt, londinezët duket se do të shpenzojnë plot 180 milionë euro për të siguruar shërbimet e Wesley Fofana të Leicester, Frenkie de Jong dhe Pierre-Emerick Aubameyang të Barcelona-s dhe të riun Anthony Gordon aktualisht tek Everton, sipas Telegraph.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit