Jo vetëm Daja, sulmuesi i Skënderbeut drejt largimit

20 Dhjetor 2019
18:09
Eraldo Harlicaj
back button

Otto John nuk ka kaluar një gjysmë sezoni pozitiv te skuadra e Skënderbeut. Ai nuk ka bindur trajnerin Ilir Daja dhe në momentin që Krasniqi ka qenë i dëmtuar, numri një i stolit është munduar të gjejë emra alternativë. 

Superiorja mund të jetë një hap i madh për të, por në kampionatin kosovar e duan shumë ekipe. Afrikani ka bërë mjaft mirë atje me Trepçën ’89 dhe po kërkohet nga disa ekipe të rëndësishme. Drita e Gjilanit e do futbollistin për t’i besuar sulmin e ekipit. Drejtori Sportiv i Skënderbeut, Haris Fakic, e ka pranuar diçka të tillë në një intervistë për “Olle.com”. 

“Ekziston interesimi nga disa skuadra kosovare për Otto John, por deri më tani nuk ka diçka konkrete John kërkohet nga skuadrat që luftojnë për titull në Kosovë, por ai ka kontratë me Skënderbeun dhe është futbollist i klubit tonë”, – tha Fakic. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit