Jo vetëm ekipet e mëdha, edhe sponsorët sfidohen për Haaland

7 Tetor 2021
17:40
Denis Hakanaj
back button

Të gjithë të çmendur për Haaland.

Klubet e mëdha të Europës dhe sponsorët, sulmuesi i Dortmund vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Sipas Bild, norvegjezi do të marrë një ofertë shumë të rëndësishme nga një markë e rëndësihme sportive.

Puma, në fakt, duket se është gati t’i ofrojë një kontratë pesëvjeçare prej 5 milionë eurosh në sezon.

Aktualisht, Haaland ka një kontratë me Nike, një marrëveshje që do të përfundojë janarin e ardhshëm; Puma mund të shfrytëzojë bashkëpunimin me Borussia-n, duke parë se është partnere e verdhezinjve deri në 2028-ën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit