Jo vetëm F1, pas 30 vitesh në Hungari rikthehen garat e Moto GP

14 Nëntor 2019
13:25
Telesport
back button

Pas 30 vitesh pritje, Hungaria do të mirëpresë një garë të Botërorit të Moto GP. Organizatorët e botërorit të motoçiklizmit kanë bërë me dije se kanë arritur një memorandum bashkëpunimi me qeverinë hungareze, për të zhvilluar një garë në Budapest, duke nisur nga viti 2022. Gara e fundit e zhvilluar në Hungari daton në vitin 1992.

Sipas memorandumit, qeveria hungareze angazhohet të përfshihet në organizimin e 5 garave të Moto GP në vitet 2022-2026. Interesant fakti se garat nuk do të zhvillohen në pistën e Hungaroring, ku aktualisht organizohen garat e Formula 1, por në një pistë të re. Garat pritet të zhvillohen në një zonë në lindje të Hungarisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit