Jo vetëm Fabregas, Monaco po firmos me një kampion Europe

5 Janar 2019
21:38
back button

Monaco është pranë firmës me qendërmbrojtësin portugez Pepe. Trajneri Thierry Henry ka arritur tashmë marrëveshjen me mesfushorin Cesc Fabregas, i cili luajti sot ndeshjen e fundit të karrierës me Chelsea-n, por ndërkohë duhen përforcime urgjente edhe në mbrojtje dhe Pepe do ishte lojtar ideal për eksperiencën që ka.

35-vjeçari ka mbyllur aventurën te Besiktas dhe kohët e fundit ka biseduar për rikthim te Porto, por gjithashtu e do edhe Wolverhampton në Premier League, natyrisht me regjinë e agjentit të famshëm Jorge Mendes.

Gjithsesi, Mendes ka marrëdhënie të shkëlqyera me Monaco-n dhe klubi nga principata ka nevojë urgjente për përforcime, duke parë renditjen e dobët dhe listën e gjatë të lojtarëve të dëmtuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit