Jo vetëm gol, momenti kur Ronaldo çorodit lojtarin e Tottenham (VIDEO)

21 Korrik 2019
16:12
back button

Cristiano Ronaldo e nisi në mënyrë perfekte sezonin e tij të ri tek Juventus, duke shënuar gol në 63 minuta që u aktivizua.

Një tjetër moment interesant që është kapur nga kamerat është një driblim i portugezit, i cili me një lëvizje mashtruese lë në vend mesfushorin Skipp dhe më pas mbrojtësin Walker-Peters.

34-vjeçari pati edhe një moment tjetër për t’u evidentuar, bëhet fjalë në momentin e zëvendësimit, ku trajneri Sarri u ngrit t’i japë direkt shpjegime për zëvendësimin e kryer, edhe pse lojtari nuk pati ndonjë reagim negativ për këtë.

*Rastet e Cristiano Ronaldos ndaj Tottenhamit!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit