Jo vetëm Koulibaly dhe Kessie: ja lista me 10 emra e Barcelona-s

26 Maj 2022
17:35
Denis Hakanaj
back button

Barcelona pritet të jetë një nga protagonistet e merkatos së verës. Katalanasit do të duan të kthehen të luftojnë për titullin në La Liga dhe për Champions-in sezonin e ardhshëm.

Dhe për ta bërë këtë, do të kërkojnë ta përforcojnë skuadrën me emra të rëndësishëm. Për shkak të problemeve financiare, Laporta do të kërkojë të realizojë operacion me kosto zero ose me kosto të ulët.

Sipas mediave ndërkombëtare sportive, lista e objektivave të Xavi-t për sezonin e ardhshëm përfshin plot dhjetë emra të yjeve që aktualisht luajnë në Angli, Itali, Gjermani dhe Spanjë.

Emri më i përmendur dhe më i rëndësishëm i kësaj liste është ai i Robert Lewandowski-t. Sulmuesi polak ka shprehur dëshirën që të largohet nga Bayern dhe të transferohet te Barcelona.

Kampionët e Gjermanisë, për momentin, kanë bërë të ditur se nuk kanë ndërmend ta shesin yllin e tyre, kontrata e të cilit skadon vitin e ardhshëm. Pavarësisht dëshirës së Bayern-it, duket e vështirë që polaku të luajë me bavarezët edhe sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, lista e objektivave të Barçës ka shumë emra të rëndësishëm, me disa prej tyre, si Kessie i Milan-it dhe Christensen i Chelsea-t që duket se kanë rënë dakord për t’u transferuar me kosto zero në Camp Nou këtë verë.

Lista me 10 emra e Barcelona-s: Lewandowski, Bayern Munich; Bernardo Silva, Manchester City; Kessie, Milan; Christensen, Chelsea; Kounde, Sevilla; Azpilicueta, Chelsea; Marcos Alonso, Chelsea; Carlos Soler, Valencia Chukwuemeka, Aston Villa; Koulibaly, Napoli.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit