Jo vetëm për Sala, Mbappe dhuron shumën e majme për të gjetur pilotin

10 Shkurt 2019
17:39
back button

Kylian Mbappe ka dhuruar sërish rreth 27 mijë paund për të filluar edhe një herë kërkimet për të gjetur trupin e pilotit David Ibbotson, i cili u zhduk me avionin ku po fluturonte edhe futbollisti Emiliano Sala.

Trupi i Sala u gjet në rrënojat e avionit, por ai i pilotit nuk dihet ende ku është. Për këtë, familjarët e tij kanë hapur një fushatë për të grumbulluar 300 mijë paund që të rifillojnë kërkimet për gjetjen e trupit të tij. Aktualisht janë grumbulluar 108 mijë paund, ku në sy bie donacioni i të riut francez.

Në fakt Mbappe e ka bërë aktin e dhurimit në emrin e Elie Lottin, që në të vërtetë emri i tij i plotë është Kylian Mbappe Lottin.

Kujtojmë që Mbappe dhuroi edhe 26,267 paund për të filluar kërkimet për gjetjen e avionit, ku humbën jetën dy personat e gjetur në bord.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit