Jo vetëm Piatek, Milan hidhet në sulm edhe për mesfushorin e Napolit

19 Janar 2019
9:19
back button

Çështja e Piatek tani po përcaktohet në detajet e fundit me Genoan, por në selinë e Milanit gjithashtu janë të interesuar për përforcime të reja në mesfushë.

Emri i fundit në idetë e klubit kuqezi është ai i Amadou Diawara, të cilin e kërkuan në huazim nga Napoli,  me të drejtën e blerjes të mesfushorit të vitlindjes 1997, por u refuzua nga klubi i presidentit De Laurentiis.

Mbetet tani për të kuptuar nëse Milan do të insistojë ndoshta duke u përpjekur të ndryshojë formulën, ose nëse do të largohet nga pista. “Djalli” gjithashtu po mendon për një goditje të re në sulm, me emrin e Carrasco që gjithmonë qëndron në krye të dëshirave të klubit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit