Jo vetëm rezultatet, edhe veshjet e Nagelsmann përçajnë Bayern-in

21 Shtator 2022
18:41
Denis Hakanaj
back button

Fitoret të ndihmojnë të fitosh, por gjithashtu të mëson me fitore. Dhe kur papritur fitoren nuk vijnë më, ose të paktën gjërat bëhen shumë më të ndërlikuara, tronditja ka të ngjarë të jetë e rëndë.

Për informacion mund të telefonohet në Säbener Straße, ku fillimi i kampionatit nga Bayern Munich po shkakton shumë pakënaqësi. Skuadra e Julian Nagelsmann e nisi shumë mirë sezonin, duke fituar Superkupën dhe ndeshjet e para me shumë gola.

Më pas diçka u bllokua, jo aq shumë në Europë, ku bavarezët kanë mundur Inter-in dhe Barcelona-n, sa në Bundesligë ku, fituesit e 10 kampionateve të fundit nuk kanë fituar prej katër ndeshjesh. Dhe humbja ndaj Augsburgu-t në javën ne fundit e ka përkeqësuar situatën.

Pamja e Nagelsmann

Deri në atë pikë sa ndër gjërat për të cilat kritikohet trajneri është edhe … pamja. Madje, veshjet e shumta të ndryshme, të gjitha mjaft “cool”, që Nagelsmann tregon kur luan Bayern-i.

AS sqaron se brenda klubit është dikush që kritikon trajnerin, duke shpjeguar se “futbolli nuk është një shfaqje e tillë”. Me pak fjalë, më pak sfilata dhe më shumë rezultate.

Se mini-Mourinho është një adhurues i veshjeve të veçanta, tashmë kjo është kuptuar që në ditët e Leipzig ku, mes xhaketave, jelekëve të stilit Southgate dhe kostumeve me ngjyra të papritura, ka treguar se koleksioni i tij është shumë i pasur.

Por padyshim, janë problemet e skuadrës në fushë ato që çojnë te këto kritika, të cilat në një situatë tjetër ndoshta nuk do t’i kishin shkuar kurrë në mendje askujt.

Marrëdhënia me gazetaren e Bild

Është gjithashtu e vërtetë, megjithatë, se Nagelsmann po bën vërtet pjesën e tij për t’u sulmuar për atë që ndodh jashtë fushës (ose të paktën, në fushë, por jo në kuptimin sportiv të termit).

Pak muaj më parë bëri bujë edhe lidhja e tij me gazetaren Lena Wurzenberger, e cila punonte për Bild pikërisht si korrespondente e Bayern Munich.

Fakti që të dy e zyrtarizuan lidhjen e detyroi gazetaren të linte punën e saj, duke u zhvendosur në pjesën josportive të redaksive së gazetës, por gjithashtu e futi trajnerin në qendër të vëmendjes dhe në qendrën e thashethemeve, diçka që në Allianz Arena nuk shihet me sy të mirë.

Megjithatë, pavarësisht gjithçkaje, Kahn së fundmi konfirmoi besimin e tij te Nagelsmann. Por kush e di nëse ndonjë veshje e ekzagjeruar… do ta bëjë atë të ndryshojë mendje!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit