Cristiano Ronaldo ishte vetëm fillimi. Të paktën kështu la të kuptohet ministri i sportit i Arabisë Saudite, Princi Abdulaziz bin Turki Al Faisal, kur foli me Athletic për një strategji të vendosur për të marrë më shumë yje nga bota e futbollit në kampionatin saudit.
Nga ana tjetër, pas kalimit të portugezit tek Al Nassr, vëmendja mediatike ndaj kampionatit të Lindjes së Mesme është rritur ndjeshëm dhe tashmë institucionet synojnë ta shfrytëzojnë momentin.
Objektivi numër një është qartë Lionel Messi, kontrata e të cilit me PSG skadon në fund të sezonit, në përpjekje për të ringjallur rivalitetin e përjetshëm mes argjentinasit dhe CR7 edhe atje: “Ne kemi një strategji për mbështetjen e klubit. Ne e nisëm në 2019 me klubet, sepse pamë që kishte kaq shumë potencial, por nuk ishin të strukturuar në mënyrën e duhur”.
Ai vazhdoi: “Ka një mundësi për të ardhur në një vend të ri dhe për të rritur zhvillimin e sportit, dhe ne e kemi parë këtë me Cristiano Ronaldon, i cili ka bërë që kampionati ynë të ndiqet në mbarë botën.
“Që nga momenti i ardhjes së tij e tij ne kemi 137 kanale në mbarë botën që transmetojnë kampionatin saudit, të njëjtat që fillimisht nuk ishin të interesuar”.
Më në fund, Princi Abdulaziz shpjegoi se ai beson se kampionati saudit është më konkurruese nga sa mendohet: “Unë mendoj se është një kampionat i nivelit të lartë, nuk është e lehtë të luash. Por ne jemi ende në fazën e zhvillimit dhe, siç thashë, kushdo që dëshiron të vijë dhe të na ndihmojë në këtë rrugëtim është më se i mirëpritur”.