Jo vetëm Ronaldo, edhe një madrilen po e shtyn Marcelon drejt Juves

21 Janar 2019
9:59
back button

Marcelo nuk po kalon një moment të mirë te Real Madrid, forma e tij nuk është në 100%, trajneri Solari nuk e mbështet atë dhe vendin e tij si titullar e ka marrë Reguilon, i cili ka bërë vetëm paraqitje të mira. Tashmë insistimi i Ronaldos për ta marrë 30-vjeçarin te Juventus, situata aspak e mirë e tij në Madrid, si dhe forma e mirë e Reguilon e shtyn brazilianin të mendojë largimin direkt.

Reguilon ka përfituar nga forma e ulët e Marcelo për të fituar një vend në formacionin e Solarit. Kundër Sevillas, mbrojtësi anësor zhvilloi ndeshjen e dytë radhazi në kampionat (ai ishte gjithashtu kundër Betis-it) dhe përsëri la përshtypje shumë të mira (pesë rikuperime dhe 90% pasime të sakta).

Momenti i mirë i Reguilon përkon me momentin më të keq të Marcelos, të cilin Solari nuk e mbrojti në konferencën për shtyp përpara ndeshjes kundër Sevillas. Në tri raste gazetarët pyetën trajnerin për formën e brazilianit … Dhe tri herë, Solari u shmang duke mos u përgjigjur nëse e shihte atë në 100%.

Ndërkohë, Juventusi insiston për Marcelon, i cili disa muaj më parë nuk e ka konsideruar largimin, por tani fillon të marrë parasysh këtë mundësi nëse gjendja e tij nuk përmirësohet …

Ronaldo nuk dorëzohet për të realizuar kalimin e Marcelos te Juventus. Që nga koha kur portugezi nënshkroi për bardhezinjtë verën e kaluar, një nga obsesionet e tij është që të bëjë mbrojtësin 30-vjeçar të Realit që të ndjekë hapat e tij. Të dy kanë një miqësi të madhe dhe komunikimi i tyre është i pandërprerë. Ata flasin rregullisht dhe portugezi përpiqet ta bindë atë për të shkuar te Juventus.

Në fillim, muaj më parë, Marcelo nuk e mendonte këtë mundësi. Kapiteni i dytë i “los blancos” rinovoi kontratën e tij deri në  vitin 2022, në shtator 2017 dhe asokohe tha: "Madridi ka qenë shtëpia ime e dytë dhe unë dua ta mbyll karrierën këtu". 

Sidoqoftë, ngjarjet e fundit kanë ngjallur dyshime te Marcelo. Gabimet e tij në mbrojtje janë kthyer në makth për ekipin dhe braziliani ka rënë në lumin e kritikave. Aq sa ai u vërshëllye nga tifozët në ndeshjen kundër Real Sociedadit, kur ai dështoi në golin e parë të pësuar. Kjo ka ndikuar tek ai dhe i ka dhënë shpresë Ronaldos, i cili ende është i vendosur të bashkohet me të tek Juventus.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit