Jo vetëm uniformat e reja, Man.United jep sinjalin e fortë të merkatos

16 Maj 2019
19:28
back button

Sponsori teknik i Manchester United ka prezantuar këtë të enjte uniformat e reja të “Djajve të Kuq” për sezonin e ardhshëm 2019-20.

Sikurse ndodh gjithmonë, publikimi i këtyre mesazheve promocionale lëshon sinjale të rëndësishme në fushën e merkatos. 

Kështu, në qendër të fotos prezantuese të fanellave të reja të Manchester United qëndron futbollisti më i lakuar gjatë të gjithë sezonit, Paul Pogba.

Duke u konfirmuar si ikonë e klubit, Pogba, për të cilin është spekuluar pa fund për transferime potenciale te Real, Juve e Barcelona, mund të ketë përgënjeshtruar çdo aludim me këtë foto.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit