Joan Mir shpallet kampion, e ëma e tij tërheq vëmendjen në rrjetet sociale

17 Nëntor 2020
9:01
Gentian Spiri

Piloti i ri spanjoll Joan Mir (23 vjeç) me Suzuki u shpall herë të parë kampion bote në MotoGP në karrierën e tij. Gjithsesi, pas garës ai duket se ka ndarë suksesin mediatik me gjithë nënën e tij, Ana Mayrata, e cila ndjek gjithnjë të birin në garat e MotoGP.

E re, e bukur ajo gjithnjë ka tërhequr vëmendjen e mediave, duke qenë “rivale” edhe me mjaft vajza të reja që shoqërojnë pilotët në pistë. Pas garës, ajo ka përqafuar të birin për titullin kampion të fituar, duke tërhequr vëmendjen e fansave.

Ana Mayrata është një stiliste dhe arreduese e njohur në Spanjë dhe ka si klient edhe numrin 2 në botë, tenistin spanjoll Rafael Nadal. Një grua e suksesshme në punën e saj, që ka arritur të kombinojë mjaft mirë suksesin me bukurinë.

Ana Mayrata

Lajme të tjera

Lajmet e fundit