Joe Biden në delir pas kualifikimit: Çfarë ndeshje: Amerikë 1-Iran 0 (video)

30 Nëntor 2022
10:05
Telesport
back button

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka qenë shumë entuziast për kualifikimin e Amerikës në fazën tjetër të botërorit Katar 2022. Një kualifikim që u arrit pas fitores 1-0 që Amerika arriti ndaj Iranit, në ndeshjen e fundit në grup.

Nga Bay City në Michigan, ku ndodhej, presidenti amerikan tha: “Amerika 1, Irani 0. Ndeshja ka përfunduar”.

USA, USA! Çfarë ndeshje e madhe. Kur fola me trajnerin dhe lojtarët u thashë se mund ty’ia dilnin mbanë. Dhe ia dolën mbanë të fitojnë ndaj Iranit dhe të kualifikohen. I dua shumë” u shpreh më tej kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Pak ditë më parë, para se të niste aventura e Amerikës në botëror, Joe Biden kreu një bisedë telefonike me skuadrën, duke i karikuar. Dhe skuadra ia shpërbleu, duke zënë vendin e dytë në grup.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit