John Terry “e bën në brekë”; sulmohet brutalisht nga dy qen të mëdhenj (video)

21 Janar 2019
15:19
Alfred Lleshi
back button

Ish-ylli i Chelsea, 38 vjeç, provoi disa momente të frikshme, pasi dy qen të mëdhenj e kapën nga mëngët e dy krahëve. John Terry u përpoq t’i rrëzonte ata në tokë, duke shkundur fort krahët, ndërsa fatmirësisht shpëtoi pa e kafshuar. Ai bërtiti i frikësuar, pasi pa dy qentë e pakontrolluar ta kapnin me dhëmbë prej xhupit që kishte veshur. 

I zoti i qenve nuk i mbante dot të qeshurat, por kur pa se nuk po i shqiteshin ish-futbollistit të njohur anglez, ndërhyri për të vënë situatën nën kontroll. Pas barazimit 2-2 të Aston Villa kundër Hull, të shtunën, u mendua se Terry po shijonte një pushim të merituar. Sidoqoftë, në vend të kësaj, asistent trajneri i Aston Villa e kaloi pasditen e së dielës në luftë me dy qentë e sigurisë, kur ata ishin duke u trajnuar.

Trajneri pa qenin e parë që ia nguli dhëmbët menjëherë në krahun e majtë (jo në mish, fatmirësisht, por në mëngën e xhupit) dhe, siç dëgjohet në video, bërtet në panik: "Oh zot, o Zoti im". Edhe qeni i dytë iu vërsul në të njëjtën mënyrë, në krahun tjetër, por Terry ia doli "ta peshojë atë" në një moment, edhe pse rreth 40 kg, nga frika për të shpëtuar. 

Ish-kapiteni i Anglisë ka shpëtuar pa asnjë dëmtim, sepse kishte veshur një xhup të trashë, i cili evitoi kafshimin në mish. Gruaja e Terry Toni dëgjohet duke qeshur me vuajtjet e partnerit të saj. Po ashtu, trajneri i qenve nuk i mban dot të qeshurat, edhe pse situata e krijuar përbënte rrezik për ish-futbollistin. Ai e ndau këtë video me 4.3 milionë ndjekësit e vet në rrjetet sociale dhe mori mbi 50.000 pëlqime në vetëm gjysmë ore.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit