John Terry largohet nga Aston Villa: Jam gati të bëj trajnerin e parë

26 Korrik 2021
15:50
Alfred Lleshi
back button

John Terry largohet nga Aston Villa, një klub ku ishte ndihmëstrajner në stafin e Dean Smith për tri sezonet e fundit. Tani po përgatitet të bëjë një hap përpara në karrierën e tij. Ish-mbrojtësi i Chelsea tha se ishte gati ta drejtonte një ekip personalisht, pasi kjo ka qenë gjithmonë ambicia e tij. Pra, nëse i paraqitet rasti i duhur, tani ndihet i gatshëm të përballet me një sfidë të tillë.

Ja lamtumira e John Terry nga Aston Villa: “Ka qenë një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të kaloja dy sezonet e fundit tek Aston Villa, por tani ndiej se është koha e duhur për të marrë vendimin jashtëzakonisht të vështirë, për të shkuar më tej. Unë dua të jem absolutisht i respektueshëm me menaxhmentin dhe të gjithë tek Aston Villa, por do ta konsideroj seriozisht të ardhmen time këtë verë.

Mendoj se nuk është e drejtë të filloj një sezon të ri pa qenë i sigurt për ta përfunduar atë. Për momentin dua të kaloj disa kohë me familjen time, me shpresën për të marrë ftesa për të vizituar klube dhe trajnerë në të gjithë Europën, për ta kompletuar qëllimin tim; të bëhem trajner”.

Nga ana e tij, Dean Smith tha se i vinte keq që humbi Terry si pjesë e stafit të tij dhe shtoi: “Unë e kuptoj plotësisht vendimin e tij. Nuk kam asnjë dyshim që do të bëhet një trajner i klasit të parë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit