Jokic realizon 41 pikë por s’mjaftojnë, Miami mund Denver dhe barazon 1-1 serinë

5 Qershor 2023
8:28
Telesport
back button

Miami barazon 1-1 serinë e ndeshjeve finale ndaj Denver, pas fitores 111-108 arritur sot jashtë fushe. Një ndeshje spektakolare, e hapur dhe me rivalitet deri në fund, me miqtë që bënë një përmbysje fantastike në periodën e fundit, duke treguar se janë ende “gjallë”.

Denver nuk arriti të shfrytëzojë si duhet faktori fushë, duke gabuar në fundin e sfidës. Nikola Jokic realizoi 41 pikë e 11 rebound për Denver, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen, pasi nuk u mbështet ashtu si duhet nga pjesa tjetër e skuadrës.

Në kahun tjetër, Miami pati tri lojtarë që realizuan mbi 20 pikë, çka tregon se kolektiviteti bëri diferencën në parket. Vincent realizoi 23 pikë, mbështetur edhe nga Butler e Adebayo me nga 21 pikë secili.

Vendimtare pikët e Robinson në fundin e takimit, që sollën përmbysjen e madhe të skuadrës së Miami, që tashmë do të luajë në fushën e saj dy sfidat e radhës, duke nisur nga 7 qershori.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit