Jokic udhëheq Denver te fitorja, Clippers fitojnë derbin me Lakers

25 Janar 2023
8:37
Telesport
back button

Denver rikthehet te fitorja në NBA pas triumfit në sekondat e fundit ndaj New Orleans me rezultatin 99-98. Jokic realizoi sërish një “triple double”, me 25 pikë 11 rebound e 10 asist, mbështetur edhe nga Murray, po me 25 pikë.

Derbi i Los Anxhelosit fitohet nga Clippers, që mundën 133-115 Lakers, në një ndeshje pa histori. Paul George me 27 pikë e Kawhi Leonard me 25 bënë diferencën në fushë për Clippers, duke i bërë të pavlefshme 6 pikët e LeBron James.

Tjetër humbje për Boston, e dyta radhazi, që u mund 98-95 nga Miami. Adebayo me 30 pikë e 15 rebound më i miri për Miami, ndërsa 31 pikët e 14 rebound të Tatum për Celtics mbetën për statistikë.

Në ndeshjet e tjera, Washington (Kuzma 30 pikë) fiton në fund 127-126 ndaj Dallas (Doncic 41 pikë). Phoenix, falë 24 pikëve të Johnson, mundi 128-97 Charlotte, ndërsa Indiana mundi 116-110 Chicago, sfidë ku u dalluan Turner e Mathurin me nga 2 6pikë secili.

NBA – Rezultatet e sotme

Indiana – Chicago, 116-110

Miami – Boston, 98-95

New York – Cleveland, 105-103

New Orleans – Denver, 98-99

Dallas – Washington, 126-127

Phoenix – Charlotte, 128-97

Lakers – Clippers, 115-133

Lajme të tjera

Lajmet e fundit