Jon Jones pranon triologjinë me Cormier, por vë kusht peshën

15 Maj 2019
14:56
Gentian Spiri

Jon Jones, kampioni i botës në peshën “light heavyweight” (pesha 84-93kg) në artet marciale mikse, ka deklaruar se është gati të zhvillojë një përballje të tretë me ish-kampionin e këtij Divizioni, Daniel Cormier. Ky i fundit tani mban titullin kampion në peshën e rëndë.

Gjithsesi, Jones, 24 fitore, 1 humbje dhe 1 duel pa rezultat, ka deklaruar se kjo përballje e tretë ndaj Cormier nuk ka asnjë sens të zhvillohet në peshën e rëndë. “Të jemi realistë. Daniel është një sportist i madh, është kampion në peshën e rëndë dhe është nga të paktit që mund të më mposhtë. Por dy duelet tona të mëparshme janë zhvilluar në peshën “light heavyweight”. Aty ka nisur dhe është zhvilluar rivaliteti ynë, ndaj aty duhet të zhvillohet edhe sfida e tretë”, tha Jones.

Unë nuk do të zhvilloj një përballje të tretë në një peshë tjetër, në peshën e rëndë, aty ku ai është kampion. Edhe fansat duan që ne të tregojmë se kush është më i miri në Divizionin tonë”, u shpreh Jon Jones. Në përballjen e parë ndaj Cormier ai fitoi me vendim unanim të gjyatarëve, ndërsa në sfidën e dytë ai fitoi sërish, por rezultati u anullua, pasi doli pozitiv.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit