Jonas Vindegaard triumfon në edicionin e 109-të të Turit të Francës

25 Korrik 2022
8:14
Telesport
back button

Çiklisti 25-vjeçar danez Jonas Vindegaard fitoi edicionin e 109-të të Turit të Francës, eventi më i rëndësishëm në botë në sportin e biçikletës. Në përfundim të 21 etapave, ai dha kohën 79h, 33’20”.

Në këtë turne, Vindeagaard fitoi dy etapa, të dyja malore, fitore të cilat bënë diferencën në renditjen e përgjithshme. Në vendin e dytë, me +2’43” u rendit slloveni Tadej Pogacar. Ndërsa i treti doli çiklisti britanit Gerant Thomas.

Zhgënjyen në këtë turne, që nisi në Kopenhagen (Danimarkë) dhe përfundoi në Paris, çiklistët vendës, që fituan vetëm një etapë. Për Vindegaard, që mban të veshur fanellën e verdhë të fituesit, ky është triumfi i parë në Turin e Francës në karrierën e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit