Jonuz beson te Vllaznia e tij: Nuk kthehemi pa pikë nga Durrësi!

13 Shtator 2019
12:38
Alfred Lleshi
back button

Vllaznia luan nesër në “Niko Dovana”, në orën 16:00. Pas pushimit për shkak të ndeshjeve kualifikuese të kombëtares kuqezi, rikthehen në veprim të gjitha skuadrat e Superiores, në kuadrin e javës së katërt të kampionatit. Kuqeblutë, që kanë grumbulluar 4 pikë në tri sfidat e para, teksa do ta provojnë veten ndaj një kundërshtari të vështirë, sikurse është Teuta. Megjithatë, trajneri Mirsad Jonuz është shfaqur optimist në konferencën e sotme për shtyp, duke premtuar se nuk dalin pa pikë nga Durrësi: 

Gjendja e skuadrës ka qenë përgjithësisht e mirë gjatë këtyre ditëve, me përjashtim të ndonjë problemi të dy-tre lojtarëve. Krymi ka ende shqetësime dhe nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur nesër, po ashtu edhe Gligorov, i cili herë duket mirë dhe herë i shfaqen problemet që ka pasur në kavilje që prej ndeshjes së parë me Laçin. Edhe Emerson ka shqetësime, por prej tri ditësh ka nisur stërvitjen me grupin. Mbetet për t’u parë nëse do të jetë i gatshëm për të luajtur ndaj Teutës. Pjesa tjetër e lojtarëve gëzon formë të mirë.

Transferta me Teutën? Kam besim se do ta kalojmë me sukses këtë ndeshje. Jemi ndeshur me këtë kundërshtar në miqësore, para pak kohësh në Korçë. Pra, deri diku e njohim Teutën, por edhe ata na njohin ne. Sa bukur do të ishte të fitonim, por kam besimin se nuk kthehemi pa pikë nga Durrësi. Vllaznia po rritet, shumë prej lojtarëve kanë ardhur vonë dhe duan kohën e tyre për t’u ingranuar me skuadrën. Jam i bindur se skuadra ime do të rritet nga ndeshja në ndeshje”.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit