Jonuz: Duron e kam mik, por ndaj Kukësit duam fitoren

5 Tetor 2019
13:41
Alfred Lleshi
back button

Nesër, Kukësi i Shpëtim Duros duhet të fitojë, për të qenë në rregull me ultimatumin e presidentit Safet Gjici. Në të kundërt, zemërimi i të parit të klubit nuk dihet se mbi kë do të bjerë. Nënkampionët e vendit duhet t’i bëjnë mirë llogaritë, sepse përballë do të kenë një emër të madh të futbollit shqiptar. Ndoshta Vllaznia aktuale nuk është në më të mirën e vet, por ka treguar se mund t’i hapë probleme cilitdo kundërshtari. Mjafton të kujtojmë se dy skuadrat, që do të “përplasin brirët” nesër, i ndan vetëm një pikë, me kuqeblutë një hap pas verilindorëve. 

Një ditë para ndeshjes, trajneri i skuadrës shkodrane, Mirsad Jonuz, u shpreh optimist për duelin e së dielës: 

“Sfida me Kukësin nuk është aspak e vështirë, ne nuk kemi se çfarë të humbim, mundemi vetëm të fitojmë. Do ta shohim në fushë se si do të shkojë ky takim. Kam parë disa video të ndeshjeve të Kukësit brenda dhe jashtë, kanë sulm të mirë por edhe ne kemi mbrojtje të mirë. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Edhe Kukësi ka mbrojtje të mirë, por u ndala te sulmi sepse kanë në dispozicion Abazaj, Gavazaj, Shkurtaj, Rroca etj… 

Të gjithë e mi lojtarët janë të gatshëm për të luajtur. Sot kishim stërvitjen e fundit, testin e fundit dhe gjithçka dukej mirë. A do të ketë ndryshime në formacion? Vetëm taktikisht, jo në emra lojtarësh. Ndeshjet duhet të fitohen. Sidoqoftë, çdo rezultat pozitiv ndaj Kukësit është i mirë (nënkuptohet barazimi). Sot, në stërvitjen e fundit, kam vënë re një atmosferë optimale brenda skuadrës. A e njoh trajnerin kundërshtar? Si nuk e njoh Duron, ai ka punuar në Maqedoni. Madje, jemi edhe miq”!

Standings provided by Sofascore LiveScore

  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit