Jonuz: Kjo ndeshje nuk duhej të ishte luajtur sot

31 Gusht 2019
21:27
back button

Trajneri i  Vllaznisë, Mirsad Jonuz, nuk ka qenë aspak i kënaqur pas humbjes së pësuar kundër Tiranës. Në intervistën e dhënë për Supersport, ai ka thënë:

“Kam filluar punën prej 35 ditësh dhe jemi përgatitur në 20 ditë. Pas fillimit të kampionatit kemi luajtur tri ndeshje. Kjo ndeshje duhej të luhej nesër. Ndeshjen e humbëm prej gabimit tim dhe prej gabimeve të lojtarëve në rastet e golave”.

“Sot kam futur dy lojtarë të rinj, Hygor dhe Emerson, të cilët nuk janë të stërvitur mirë. Pata mundësinë të aktivizoja edhe Ramadanin. Është shumë e vështirë të luash 3 ndeshje në gjashtë ditë”.

“Ne do të vazhdojmë punën tonë. Kam 15 ditë me ekipin dhe do të bëjmë një përgatitje shumë të mirë, sepse do të kemi edhe lojtarë të rinj. Katër pikë janë shumë të mira, por sot na janë mohuar dy penallti”.

“Protestat e mia ndaj arbitrit nxitën tifozët? Ishte një reagim normal, edhe pse nuk është mirë që tifozët hodhën shishe në stadium. I jap një mesazh atyre dhe u them se ndeshjen e humbëm, por lojtarët dhanë maksimumin. Kampionati nuk ka mbaruar tani. Do të fitojmë në Tiranë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit