Jonuz paralajmëron Partizanin: Nesër të presin surpriza në Shkodër

18 Tetor 2019
12:27
Alfred Lleshi
back button

Nesër, në orën 17:00, në “Loro Boriçi” të Shkodrës do të luhet kryesfida e javës së 8-të të Superiores, Vllaznia-Partizani. Dy skuadra me mjaft emër në futbollin tonë, që kanë disa hesape për të larë, me siguri, ndër të cilat edhe të freskëta. Kuqeblutë I kanë “sabotuar” kampionët në fuqi dy sezone radhazi për ta fituar titullin, ndërsa “demat” iu dhanë shkodranëve goditjen përfundimtare drejt Kategorisë së Parë, në fund të sezonit 2017-2018. Me këto “pikëtakime” jho foert të këndshme është njohur edhe trajneri Mirsad Jonuz, që në konferencën e sotme për shtyp ka vlerësuar kundërshtarin, por ka kërkuar bashkim të të gjithë faktorëve në Shkodër, për të fituar: 

“Na pret një ndeshje e fortë. Partizani ka një organikë të mirë lojtarësh, baskë me trajnerin. Ne vijmë pas dy fitoresh, kemi një situatë të mirë psikologjike në të gjitha drejtimet. Është një situatë ndryshe nga ajo pas Tiranës dhe Bylisit. Kemi luajtur 7 ndeshje kampionat dhe të gjithë lojtarët janë në maksiumimin e tyre. Nesër presim sa më shumë tifozë në stadium dhe shpresoj të dalim të gjithë të lumtur. Kërkoj nga lojtarët e mi që të japin më të mirën. E kam parë “live” Partizanin ndaj Laçit, kam studiuar edhe disa video të ndeshjeve të tjera të tij. Gjithë javës kam folur me lojtarët e mi për këtë kundërshtar. Nesër besoj se do të kemi një surprizë ndaj Partizanit. 

Nuk kam pse e zbuloj që tani, por nesër do të kemi një situatë ndryshe ndaj Partizanit. Natyrisht, pres çdo gjë, sepse Partizani është një skuadër profesioniste, me trajner profesionist. Kam parë se e ndryshon shpesh taktikën. Një herë luan me katër mbrojtës, pastaj me tre mbrojtës, ndonjëherë me tre sulmues… Shumë lojtarë mund t’i përdorë në pozicione të ndryshme. Kam një mesazh për lojtarët dhe tifozët tanë: të kemi sa më shumë vetëkontroll. Lojtarët të jenë sa më të qetë, bashkë me tifozët. Sidomos 20 minutat e para do të jenë shumë të rëndësishme .

  
Nuk ka vend për eufori, është një ndeshje e rëndsishme. Marrim të njëjtat pikë, si me Partizanin, Kukësin, Flamurtarin e Laçin. Fitorja nesër do të ishte shumë e rëndëesihme, si për mua, skuadrën dhe qytetin. Kam ndryshuar komplet skemën me Kukësin, gjithashtu në ndeshjet e tjera. Vllaznia ka shumë lojtarë, që luajnë në pozicione të ndryshme, kjo është e rëndësishme. Nuk është i rëndësishëm Çinari te Partizani, që nesër vjen si kundërshtar, as Hasani te Tirana e çdo lojtar tjetër, por skuadra. Nuk luan një lojtar, por e gjithë skuadra. Unë nuk kam presion, as skuadra dhe lojtarët. Fundja, pse duhet të kemi? Ky është fillimi i kampionatit. Pritshmëritë? Janë në varësi të lojës, si do të shkojë ndeshja, por dua të fitoj.

Kolegu im, Lerda? Ai vjen nga Italia dhe ka komplet filozofi ndryshe për futbollin. Unë jam ballkanas, kam filozofi e karakter të ngjashëm me trajnerët e tjerë këtu, si dhe në rajon, Maqedoni, Bosnje, Kosovë etj. Trajneri italian i Partizanit normalisht që ka tjetër qasje taktike për futbollin. Nuk dua të flas sot për formacionin. Ky është thjesht fillimi, duhet të vazhdojmë shumë ndeshje me këtë ritëm dhe ecuri. Kjo skuadër ka nevojë të tregojë gjithë karakterin këtë muaj. Edhe këto kohë, në prag të sfidës me Partizanin, ka qenë e njëjta punë e vazhdueshme. E kam thënë edhe dy muaj më parë, që Vllaznia ka nevojë për kohë dhe punë. Nuk jam magjistar, që t’i bëj gjërat me shkop magjik, por vetëm duke ulur kokën e punuar fort, bashkë me lojtarët”.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit