Jonuz shpërthen në akuza: Pse nuk e duan Vllazninë? Doni që të iki?

4 Nëntor 2019
20:40
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, ka shpërthyer pas humbjes ndaj Bylisit. Ai mendon se skuadra e tij po sulmohet nga të gjitha anët dhe nuk e kupton arsyen se pse ndodh diçka e tillë. 

Humbja – “Çfarë të them pas kësaj ndeshje? Flitet për kualitet të lojtarëve, por unë nuk e pashë. Nuk e kuptoj pse në pjesën e parë skuadra ime nuk luan mirë, nuk e pason topin shpejt, nuk bën presing, pse janë nervozë. Këto faktorë janë shumë të rëndësishme për një skuadër. U tensionuam pas atij goli të anuluar për pozicion të parregullt. Arbitri mbështeti Bylisin. Kështu ka ndodhur me Tiranën e me skuadra të tjera”. 

Akuzat – “Pse nuk e duan Vllazninë? Vllaznia ka bërë punën e saj, ka 15 pikë. Sot kisha mungesa, katër lojtarë. Aktivizova lojtarë të rinj. Ky është problemi i Vllaznisë, të gjithë lojtarët e tjerë janë shkodranë dhe kanë presion më të madh. Nuk marrin përsipër përgjegjësi, bëjnë lojë të thjeshtë. Unë kam ardhur para tre muajsh dhe që në ditën e parë, më sulmonin ish-trajnerë, ish-lojtarë. Të gjithë më kanë bërë presion. Kjo është skuadër e re, çfarë doni nga unë? Doni të iki? Nuk po marr asnjë përkrahje. Nëse doni që unë të largohem, pa problem, largohem. Gjithmonë e humbnim topin pa asnjë arsye, problem  shumë i madh. Ata bënë një kros, një gol. Sa shanse pati Bylis? Zero! Pjesa e parë nuk u luajt mirë nga Vllaznia”. 

Goli – “Gabim i lojtarit tim, por asistenti tha offside. Katër arbitra të tjerë, thanë gol. Ky është problemi. Nuk po them që nuk ishte gol, pasi nuk është detyra ime, por disa herë gjatë lojës, arbitri nuk dha asnjë faull për ne. Arbitrave iu them: Mbajeni lojën 50-50. Rasti i Qardakut? Penallti e pastër. Pse nuk ia dha Bylisit? Mos jep këtej, mos jep andej. Çfarë është kjo? Unë dua të vazhdojmë deri në dhjetor te Vllaznia së bashku. Dua të vazhdoj edhe pas dhjetorit dhe çdo gjë do të vazhdojë të ndryshojë, ndryshojë. Kam shumë gjëra që duhet të ndryshojmë. Deri në dhjetor, këto lojtarë kam. Merkato e janarit? Nuk do të them asgjë. Kemi edhe një ndeshje me Tiranën. Pastaj gjashtë ndeshje të tjera. Plani im është të marrë 25-26 pikë. Të marrim këto pikë dhe do të jetë hap i mirë për mbylljen e fazës së dytë”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit