Jonuz: S’mund të luhet në këto kushte, por Tiranën e mundim

28 Gusht 2019
18:09
back button

Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, ka komentuar barazimin pa gola të marrë kundër Bylisit. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes për Supersportin, ai ka thënë:

“Është një fillim i mirë për skuadrën time, por është e vështirë të luash në  këtë orar për shkak të temperaturave. I bëj urimet të dyja skuadrave, sepse nuk është e lehtë të luash në këto kushte. Barazimi ishte i drejtë dhe shumë i mirë për mua. Tani ka rëndësi ndeshja e radhës”.

“Skuadra ka dhënë maksimumin në dy ndeshjet e para dhe nuk është normale që të luash pas dy ditësh të luajmë me Tiranën. Kalendari është shumë i vështirë, por besoj se lojtarët e mi do të japin maksimumin kundër Tiranës dhe do të fitojmë. Falënderoj lojtarët e mi. Shpresoj që në ndeshjen tjetër do të kemi edhe mbështetjen e tifozëve”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit