“Jordan dhe Messi janë njësoj, por…”. Kukoc i shpjegon Rakitic super avantazhin e dy ikonave të sportit (Video)

2 Dhjetor 2021
16:05
Denis Hakanaj

Ivan Rakitic dhe Toni Kukoc janë dy legjenda të sportit kroat.

Futbollisti dhe ish-basketbollisti kanë diskutuar në një lidhje direkte në rrjetet socialenë lidhje me Leo Messi-n dhe Michael Jordan.

“Messi është si Jordan dhe Jordan është si Messi. Por Jordan, ashtu si Scottie Pippen, ishte i vetëdijshëm se kishte një skuadër shumë të fortë. Basketbolli dhe futbolli janë sporte skuadre dhe të duhen shokët e skuadrës për të arritur suksese”, ka thënë Kukoc, i cili ka fituar tre tituj në NBA me Chicago Bulls.

Më pas, ish-ylli i basketbollit e ka krahasuar atë skuadër me Barcelona-n e 15 viteve të fundit:

“Mendoj se janë dy super skuadra të ngjashme. Ishin të gjithë të sakrifikonin objektivat individualë për të mirën e skuadrës. Kur ke besimin e shokëve të skuadrës është më e lehtë të arrish objektivat”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit