Jordi Alba shpreson që Barça të marrë ish-yllin e Real-it

14 Dhjetor 2018
19:48
Denis Hakanaj
back button

Qendërmbrojtësi i Barcelona-s, Jordi Alba, është shprehur se shpreson që lajmet e mediave për blerjen e Alvaro Morata-s nga ana e katalasve të jenë të vërteta.

Sipas radios “RAC1”, Barça po konsideron nënshkrimin e spanjollit, i cili iu bashkua Chelsea-t nga Real Madrid për 65 milionë euro verën e kaluar.

“Morata është një lojtar fantastik,” ka thënë Alba për “Diario As”. “Unë e vlerësoj shumë dhe ne kemi qenë shokë skuadre (me kombëtaren e Spanjës), por i takon klubit të bëjë lëvizjen. Lojtarët e rinj janë gjithmonë të mirëpritur te Barça.”

Spanjolli ka shënuar 16 gola në 45 ndeshje për “Blutë” e Londrës, por duket se nuk është një nga të preferuarit e trajnerit Sarri. Sipas shtypit katalanas, sulmuesi do të ishte i gatshëm të kishte një rol më pak të rëndësishëm te "blaugranat", sesa të mbulojë të njëjtin rol në “Stamford Bridge”.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit