Jorge Martin fiton garën sprint në Katar, Ducati “pushton” 5 vendet e para

18 Nëntor 2023
18:59
Telesport
back button

Në pistën e Lusail, në Katar, u zhvillua sot në mbrëmje gara sprint në MotoGP, ku fitues doli piloti spanjoll Ducati Pramac, Jorge Martin. Falë këtij triumfi, ai ngushton në 7 pikë diferencën me kryesuesin e botërorit, italianin Francesco Bagnaia.

Ky i fundit, me Ducatin zyrtar, u klasifikua në vendin e 5-të, duke mos ruajtur dot ritmin e Martin, që dueloi rrotë më rrotë me Fabio di Giannantonio (Ducati Gresini), që u klasifikua në vendin e dytë.

Në podium u ngjit sot edhe italiani tjetër Luca Marini me Ducati VR46 (i treti), ndërsa në vendin e katërt u klasifikua Alex Marquez me Ducati Gresini. Pra, pesë motorë Ducati në pesë vendet e para, që konfirmojnë dominimin e motorit italian.

Nesër në mbrëmje do të zhvillohet gara e Katar, ku sërish do të jetë një sfidë e fortë mes Jorge Martin e Francesco Bagnaia, që do të duelojnë deri në garën e fundit për titullin kampion.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit