Jorge Martin fiton garën sprint në La Mansh, Ducati dominon e Bagnaia ruan titullin

13 Maj 2023
16:34
Telesport
back button

Piloti spanjoll Jorge Martin me Ducati Pramac fitoi sot garën sprint në MotoGP, zhvilluar në pistën e La Mansh, në Francë. Ai e dominoi këtë garë, duke u shkëputur dhe la pas afrikano-jugorin Brad Binder me KTM. Në podium u ngjit edhe italiani Francesco Bagnaia, me Ducati.

Një garë ku Martin tregoi aftësitë e tij, duke marrë shpejt kryesimin dhe shkëputur. Bagnaia, që e niste garën nga “pole”, u kënaq me vendin e tretë dhe mbron kreun e renditjes botërore. Rrëzohen Jack Miller e Fabio Quartararo.

Spanjolli Marc Marquez me Honda, që rikthehej pas tri garish, u klasifikua në vendin e pestë, pas italiani Luca Marino me Mooney VR46. Një pistë ku motori Ducati dominoi, me 5 motorë në shtatë vendet  e para. Nesër do të zhvillohet gara normale në pistën franceze.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit